May 14, 2024
Maqedoni

Tragjedi në Shkup, qeni mbyt fëmiun 8 vjeçar

Në orët e vona mbrëmë, rreth orës 23:30, në lagjen Pintija në Kisella Vodë të Shkupit, një fëmijë i mitur tetë vjeçar ka humbur jetën pasi është sulmuar nga qen të racës “Blue Mastiff”.

Sipas informacioneve fillestare, fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni nga një pronar privat dhe më pas është sulmuar.

Nga plagët e marra, fëmija është transportuar në Spitalin e Qytetit, ku ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet prokurori publik, si dhe ekipe të MPB-së të cilët po tentojnë ta kapin qenin. Qeni është në pronësi të një personi privat, për të cilin disponon dokumentacionin përkatës.

Kontrollin e racave të rrezikshme të qenve dhe kafshëve shtëpiake që dokumentohen përmes çipimit ose etiketimit e ka ekskluzivisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe MPB-ja.