BallinaMaqedoni

Tragjedi në Negotinë: Tre persona të vdekur u gjetën në një objekt fetar, mes tyre edhe një 14-vjeçar

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka njoftua se në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, një një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar, janë gjetur tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Në kontrollin fillestar nuk është konstatuar se vdekja erdhi si pasojë e dhunës, ndërkohë që, trupat janë dërguar për autopsi.

“Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka kryer inspektim në vendngjarje në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar i improvizuar, u gjetën tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Gjatë kontrollit fillestar të trupave, nuk u konstatua asnjë shenjë dhune. Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi dhe ka urdhëruar gjithashtu ekzaminimin e funksionimit të pajisjes së gazit që përdorej për ngrohje”, thuhet në njoftimin e policisë.