May 22, 2024
Maqedoni

Tragjedi e rëndë në Shkup, një djalë e një vajzë bien nga ndërtesa, djaloshi ndërroi jetë (Foto)

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Shkup. Siç raportojnë mediumet në gjuhën maqedonase, një djalë dhe një vajzë kanë rënë nga ndërtesa. Me këtë rast, djaloshi ka humbur jetën, kurse vajza ka përfunduar me lëndime të rënda.
Ende nuk jepen detaje shtesë lidhur me rastin që ka ndodhur në komunën Qendër të Shkupit.