Maqedoni

Trafikimi me lëndë narkotike, grupi nga Gërçeci i Shkupit pranon fajin

Narko grupi nga Gërçeci e pranoi fajin dhe bëri marrëveshje me prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton Alsat. Prokuroria sot tha se pasi të shtatë të pandehurit për trafik droge i panë provat kundër tyre, vendosën të dakordohen ndërsa gjykata i shpalli fajtorë. Një person është dënuar me pesë vjet burg, dy deri në tre vjet e gjashtë muaj dhe katër të tjerë deri në tre vjet burg. Më herët, shtatë persona të tjerë, ose gjithsej 14 anëtarë të grupit nga Gërçeci, u deklaruan fajtorë dhe u dakorduan me shtetin që ta pranonin se ishin pjesë e një grupi të organizuar që merrej me lëndë narkotike. Aksioni “Mali” u krye nga policia në fund të marsit të këtij viti. Por prokurorët thonë se operacioni u prish dhe se bosët kryesorë të drogës nuk u arrestuan. Ministria e Brendshme lëshoi ​​urdhër arreste ndërkombëtare kundër gjashtë personave që u arratisën./ALSAT