BallinaMaqedoni

Toshkovskit i përfundoi mandati, Bushi merr detyrën e ministrit të MPB-së

Ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit sot i ka përfunduar edhe zyrtarisht mandati.

Ai ka dërguar një deklaratë për mediat në të cilën shkruan se përgjegjësinë e merr zëvendësministri aktual i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, pra do të kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje shpalli rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2024, me të cilat zyrtarisht përfundoi mandati im si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, dhe sipas Ligjit për Qeverinë, zëvendësministri i mëparshëm i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi merr përgjegjësinë, pra do të kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme deri në zgjedhjen e një Qeverie të re.