Tomor Alizoti vazhdon takimet në RMV, takohet me Aleksandar Nikolovskin
Ditë më parë studentët dhe një grup intelektualësh nga Shkupi takuan “deputetin përbashkues” të shqiptarëve dhe PD-së, Tomor Alizoti. Ndërkohë, sot Alizoti ka takuar nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovskin.
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Alizotit:
“Në vazhdën e takimeve të realizuara me faktorët e jashtëm njëkohësisht miq të Shqipërisë, sot në ditën e përzgjedhjes së tij në postin e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, takova mikun tim, Aleksandar Nikollovski, të cilit ia urova përzemërsisht postin e marrë me plotë meritë, duke i dëshiruar vetëm suksese e bashkëpunim të frytshëm mes nesh – për të ardhmen e vendeve tona.
Po ashtu, Nikollovski ushtron pozitën e nënkryetarit të grupit të Partisë Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ndërkohë, biseduam për atë se si partitë e djathta në Ballkan duhet të shkëmbejnë përvoja dhe dije, me qëllimin e vetëm për t’u krijuar kushte sa më të mira popujve tanë, e duke patur fokus gjithnjë reformat e nevojshme që na shpien drejt BE-së”, shkruan Alizoti.