Tmerrohet Shkupi, 81 vjeçari akuzohet për përdhunim të një fëmije
Ndaj një banori të Shkupit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të përdhunimit. Bëhet fjalë për një 81 vjeçar, i cili dyshohet se ka prekur në pjesët intime një të vajzë të mitur, përcjell KlanM.
Ngjarja e rëndë, siç raportohet nga MPB, ka ndodhur në 21 Shtator të këtij viti në Kisella Vodë të Shkupit.
“Nga ana e Njësisë për krime të dhunshme në SPB Shkup në Prokurorinë Themelore në Shkup është paraqitur kallëzim penal në procedurë të shpejtë për veprën penale ‘përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare’, e dënueshme nga neni 188 paragrafi 5 i Kodit Penal. 81 vjeçari I.P është sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe i është shqiptuar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thonë nga MPB./KlanMacedonia