Maqedoni

Tmerr në Shkup: E zhveshën, ia dogjën rrobat dhe e përdhunuan sepse u kishte 150 euro borxh

Pas një procedure hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër dy 22 vjeçarëve nga Shkupi për vepër penale sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 1, si dhe heqje e kundërligjshme e lirisë nga neni 140 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Më 2 dhjetor, të pandehurit ia kanë marrë brutalisht dhe ia kanë kufizuar lirinë e lëvizjes një personi që dyshohet se i ka pasur borxh 150 euro, kështu që kundër vullnetit të tij e kanë çuar në parkun pyjor të Gazi Babës, e kanë zhveshur dhe ia kanë djegur rrobat dhe sendet personale dhe më pas ka kryer me dhunë akte të tjera seksuale ndaj tij.

Me aktakuzë, prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të pandehurit.