May 15, 2024
Shqipëri

Tjetër tragjedi për shqiptarët në Itali, humb jetën në aksident 20-vjeçari…/Emri/

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali.

Sipas mediave italiane, aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.

20-vjeçari shqiptar Griseld Topi banues në Noicattaro po udhëtonte me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale.

Pas përplasjes së fortē makina e shqiptarit ka dalë nga rruga dhe 20-vjeçari ka humbur jetën në vend.

Në vendngjarje, përveç ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset dhe policia lokale.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar.