June 24, 2024
Maqedoni

Thyhet ndërtesa e komunës së Haraçinës?! (Foto)

Një aludim të tillë ka bë faqja “Haraçina Zemra e Shqiptarve” në Facebook, deri sa për momentin nuk ka njoftim zyrtar as nga komuna, as nga MPB.

“ E sulmuan në komunë, e gjuajtën jashtë komunës, tash edhe e paskan thyer Komunën. Po pse kaq urrejtje për kryetarin Ridvan Ibraimi? Kujt po ja qorron sytë suksesi dhe arritjet e vazhdueshme në Komunë? Fundja, ai po punon për mua, për ty dhe për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Vetë agjencitë e kanë dëshmuar se nuk ka asnjë denar të keqpërdorur për luks privat, dhe prapëseprapë ne dalim e pengojmë! TURP! TURP!

Ridvani ka qenë gjithmonë i përkushtuar për përmirësimin e jetës sonë të përditshme, duke sjellë ndryshime pozitive dhe duke u përballur me çdo sfidë me dinjitet dhe kurajë. Në vend që ta mbështesim dhe ta falënderojmë për punën e tij të palodhshme, disa zgjedhin rrugën e urrejtjes dhe dhunës.

Ne, qytetarët e ndershëm dhe mirënjohës, duhet të ngrihemi dhe të mbështesim kryetarin tonë. Ai punon për të mirën tonë të përbashkët dhe për të ardhmen e ndritur të komunes tonë. Faleminderit, Ridvan, për gjithçka që bën për ne. Ne jemi me ty!

#Shperndaje”, shkruan në postimin e kësaj faqe, ku i jepet mbështetje kryetarit Ridvan Ibrahimi.