Maqedoni

Thumbon Bilall Kasami: Erdhi dita, Ali opozita! (Foto)

Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Afrim Gashi, ka filluar të konstituohet shumica e re parlamentare. Krijimi i kësaj shumice po përcillet me lëvizje tektonike politike-tek maqedonasit LSDM mbeti me më pak se 30 deputetë, kurse te shqiptarët BDI shkon në opozitë të plotë pas 22 viteve.

Këtë moment e ka shfrytëzuar kryetari i Levizjes Besa dhe i komunës së Tetovës, për të ngacmuar BDI-në dhe kryetarin e saj.

“ Erdhi dita. Ali opozita!”, ka shkruar Kasami në FB duke postuar foto bashkë me Gashin, Arben Taravarin, Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun.