April 27, 2024
Kosovë

Theren me thikë dy vëllezër në Fushë-Kosovë

Dy vëllezër janë therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Fushë-Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Unversitare të Kosovës (QKUK), njëri është ndaluar për trajtim mjekësor, e tjetri është liruar në shtëpi.

I dyshuari për kryerjen e veprës gjendet në arrati.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në njoftimin policor.