Thaçi: PDSH në vështirësi për ekzistencën e saj, jemi të dobët por vendosëm të qëndrojmë!
Kreu i PSDH-së, Menduh Thaçi pas mbajtjes së mbledhjes së Kuvendi Qendror të partisë tha se do të zgjidhet Këshill për organizimin e kongresit të partisë për vitin 2022, përcjell TV21. Thaçi tha se partia tash e sa vite përballet me vështirësi, por që kanë vendosur që të qëndrojnë në skenën politike.
“Partia Demokratike Shqiptare tashmë disa vite po ballafaqohet me vështirësi të mëdha që sjellin buzë situatës së ekzistencës të kësaj partie. Ne vendosëm sot që të vazhdojmë të qëndrojmë, jemi të dobët, të paaftë si të tjerët të rrejmë, të mashtrojmë, të gënjejmë. Por besoj që me këto zgjedhje, sidomos me ngjarjet që ndodhën me koalicionet të cilat u shpallën, besoj se vjen një kohë që gjithë shqiptarët të kuptojnë se rruga e PDSH-së është më e drejta, edhe pse është më e gjata”, tha mes tjerash Thaçi.