Thaçi: Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë popullit të Kosovës
“I shqetësuar nga sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës që ndodhi sot në orët e hershme në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, ku një pjesëtar i policisë mbeti i vrarë dhe u plagosën disa të tjerë.
Dënoj ashpër këtë sulm që është një goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin, jo vetëm të Kosovës por edhe të gjithë rajonit.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku, dhe të gjithë pjesëtarëve të policisë së Kosovës, kurse policëve të plagosur Ju dëshiroj shërim të shpejtë.
Unë besoj fort te qeveria e Republikës së Kosovës që në bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtarë, KFOR dhe EULEX, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur këtë situatë dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të dhunshëm.
Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë popullit të Kosovës.
Menduh Thaçi
Kryetar i PDSH-së “