May 6, 2024
Maqedoni

Ora policore mbetet në fuqi, s’ka lehtësim të masave restriktive

Edhe përkundër uljes së numrit të të infektuarve me koronavirus, nuk ka lehtësim të masave restriktive, kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata apelojnë që të respektohen masat ekzistuese. Për kërkesat e pronarëve të objekteve hotelerike ende nuk ka vendim zyrtar.
Nga Oda e Pavarur e Hotelerike kërkojnë që të mos kufizohet orari i punës së tyre, të lejohet muzikë e gjallë, më tepër persona në tavolinë, por edhe organizimi i festave më të mëdha sipas protokolleve të caktuara./Shenja