June 23, 2024
Maqedoni

Thaçi: Mickoski mund ta përdorë fjalorin e vet kundër gjithkujt, por jo ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit

Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën garoi në koalicionin Fronti Europian, tha se lideri i VMRO-DPMN-së, Hristijan Mickoski, mund të përdorë fjalorin e tij ndaj gjithkujt, por jo kundër këtij koalicioni dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet një dramë në zgjedhje që mund “të rrëshqasë drejt tragjedisë”.
“Drama në Maqedoni në zgjedhje është shumë e rëndë. Veprimi im, kontaktet e mia, parakontaktet me VMRO-DPMNE-në janë që drama të mos rrëshqasë drejt tragjedisë, po të rrijë në dramë. Fjalorin që përdor lideri i VMRO-së mund ta përdorë kundrejt gjithkujt, po kundrejt Frontit jo dhe kundrejt zotëri Ahmetit dhe BDI-së jo”.