Maqedoni

Thaçi: Ju garantoj se Talat Xhaferi do të jetë kryeministër edhe dy vite

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë janë mbledhur për të nënshkruar marrëveshjen për Frontin Europian, ku sot i shtohen edhe Menduh Thaçi dhe Arijanit Hoxha, njofton Klan M.

Në fjalimi e tij Thaçi tha se kjo betejë nuk është mes nesh dhe atyre, por në mes Shqiptarëve dhe dorës së zgjatur të Rusisë, ai mes tjerash tha se pas 24 prillit VMRO-ja do të ndryshon qasje, por do të jetë vonë.

Thaçi gjithashtu tha se ju garantoj se edhe dy vite Talat Xhaferi do të jetë kryeministër i vendit.