May 3, 2024
Maqedoni

Teuta Arifi infektohet me Covid-19

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në testin për Covid-19.

Siç njofton, para një muaji ka pranuar dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, por sërish, pasi dje ka ndjerë simptome, është testuar.

Si pasojë, do të qëndrojë në vetëizolim.

“Dje pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore, u testova dhe rezultova pozitive ndaj #COVID19. Duke respektuar protokolet shëndetësore, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim duke marrë terapinë e nevojshme. Edhe pse para me shumë se 1 muaj e gjysëm pranova dozën e dytë të vaksinës, virusi është ende mes nesh dhe mund ta prekë gjithësecilin! Falë vaksinimit deri më tani kam vetëm simptoma të lehtë, andaj inkurajoj të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të vaksinohen! Qëndroni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, mbroni veten, familjen, dhe të tjerët rreth jush!”, ka njoftuar Arifi në “Facebook”, transmeton TV21.