Maqedoni

Tetovë, tymi e mbulon autobusin, udhëtarët i thuejnë xhamat nga paniku

Sot, në fshatin Grupçin ka ndodhur një incident në autobusin e kompanisë “Ido Tours”, gjegjësisht një defekt teknik. Sipas burimeve të Nistori-t autobusi është mbuluar me tym. Udhëtarët të cilët janë gjendur në autobus, nga paniku kanë thyer xhamat e autobusit. Prindëri i cili e ka pasur vajzën në autobus për Nistori thotë se shoferët janë ndalur në rrugë për ta kontrolluar gjendjen e autobusit, pasi ka dalë tym nga autobusi dhe udhëtarët janë detyruar të thyejnë xhamat për të dalë jashtë.

Për Nistori-n thonë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të autobusit. Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga Gjermania për në Maqedoni. Policia ka arritur në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin, me qëllim për të qartësuar rastin. Informojmë familjarët e udhëtarëve se të afërmit e tyre janë mirë dhe nuk ka të lënduar.