Tetovë, qytetarët ndjehen të rrezikuar nga qentë endacak
Qytetarët e Tetovës vazhdojnë të jenë caku i sulmeve nga qentë endacak. Vetëm për një ditë në Tetovë janë kafshuar gjashtë qytetarë nga qentë endacak, thonë nga SPB Tetovë.
Sips tyre nga fillim deri më tani kanë ndodhur 40 kafshime, ku vetëm për një ditë janë kafshuar gjashtë qytetar.
Qytetarët e anketuar për TVM2, thonë se ndjehen të rrezikur, por me të rrezikuar janë fëmijët. Ata kërkojn nga komuna e Tetovës të bëjë një zgjidhje me qentë endacak.
“Unë të flas vetëm për veten. Isha duke ecur një ditë, por si vendosi një ditë një qenë vetëm se nuk më coptoi. U mbrojta me këmb. Për fëmijët është shumë problem, të ishte një fëmijë nuk do kishte mundur të mbrohet. Komuna duhet të bëjë një zgjidhje. Krejt kemi fëmijë, krejtve na dhimbsen, Komuna duhet të bëjë një zgjidhje.”
“Duhet të bëhet zgjidhje, por ligji nuk lejon me i zhduk qentë. Më herët i zhdukshin. Unë disa herë në mbledhje, kur shkoja u vendoste që qentë të vriteshin” – thanë disa nga qytetarët e Tetovës, të intervistuar nga TVM2.
Por nga komuna e Tetovës thonë se tenderi për trajtimin e qenve endacak është në procedurë edhe ai do të hapet shumë shpejtë.
I pari i Tetovës, Kasami premtoi se brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti tenderimi do të përfundojë.
“Janë procedura administrative, që paraqiten pengesa gjatë publikimit të tenderit do jenë edhe njëherë se ku janë ata probleme që të shkelet tenderi. Unë them shpejtë do të ketë zgjidhje, por nuk varet vetëm nga Komuna por janë punë që bëhen në koordinim me byron për furnizime publike.” – tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për TVM2.
Përndryshe gjatë vitit që lamë pas në Komunën e Tetovës nuk u trajtuan qentë endacak.