May 17, 2024
Maqedoni

Tahiri: Maqedonia e Veriut nuk mund të krenohet me lirinë e medias

Mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e fjalës, profesori i fushës së komunikimit, Sefer Tahiri foli në një intervistë në emisionin e mëngjesit në TV Klan. Duke analizuar lirinë e medias në Maqedoninë e Veriut, Tahiri konsideroi se fatkeqësisht sistemi politik vazhdon të dominojë sistemin mediatik dhe një pjesë e mediave të jenë nën kontrollin e pushtetit politik. Sipas tij nevojiten reforma të shpejta në shërbimin radiodifuziv publik dhe Agjencinë e Mediave, që më pas liria dhe mëvetësia e sistemit mediatik të jetë në një nivel paksa më të lartë.