Tetovë, profesori bën për spital nxënësin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme të Tetovës
Njoftimi i policisë:
39-vjeçarja me inicialet I.M. nga një fshat i Tetovës, dje (14 mars), në ora 16:00, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:10, në një shkollë të mesme të Tetovës, ku mëson djali i saj i moshës jomadhore, profesori me inicialet I.N. e ka trajtuar në mënyrë agresive dhe me një mjet të fortë i ka shkaktuar një lëndim.
Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.