BallinaMaqedoni

Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet

Mosmarrëveshje mes dy myftineve në Tetovë për atë se kush duhet t’i mbledh kurbanet të cilët qytetarët i japin. Shumë besimtarë në pa mundësi që të presin kurban të njëjtën e dërgojnë në Bashkësinë Fetare. Por besimtarët janë të hutuar për shkak se kurbane po mblidhen në dy vende, e dilema është se cili është i autorizuar. Myftiu Qani Nesimi thotë se ata janë organ legjitim dhe se BFI nuk guxon t’i anashkalojë.

“Ne jemi organ legjitim. Myftinia edhe administrata edhe une jemi organ legjitim. Ai që organizon kubanët jemi ne institucion legjitim këtu. Ne do i dorëzojmë patjetër në rijaset, BDI e ka per obligim që flet pagesat e kurbaneve t’i dorëzoj tek ne. Patjetër i ka t’i dorëzoj nuk guxon të na anashkalojë”, tha Qani Nesimi- myfti Tetovës.

Por myftiu tjetër Selver Xhemaili – thotë seBashkësia Fetare Islame po bën mbledhjen e kurbaneve në mënyrë korrekte.

“Për realizimin e këtij adhurimi sa më të mirë dhe për të qenë sa më korrekt, Bashkësia Fetare shtyp blloka, ja këtë që e kam në dorë, të vulosura me shifra edhe i shpërndanjmë në medresetë, xhamitë dhe myftininë tona. Besimtari i cila ka vendos të paguaj kurbanin në institucionet e Bashkësisë Islame merr kupon të këtillë, pasi njëra kopje i jepet palës, ndërsa tjera ngelet si dëshmi se ku është dhënë dhe shkruhet emerat. Kjo është procedura e tubimit të kurbaneve dhe kjo është procedura e tubimit të kurbaneve në Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Selver Xhemaili – myfti i Tetovës

Ndryshe çmimi i një kurbani këtë vit në Tetovë kushton 190 euro, ndërsa BFI ka angazhuar thertore.