Maqedoni

Tetovë, gruaja me vëllain e saj i vjedh 400 mijë franga burrit

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal kundër A.H (65) nga Reçica e Vogël dhe vëllait të saj S.S (56) nga Bosnja dhe Hercegovine për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Nga MPB njoftojnë se dy të dyshuarit gjatë periudhës nga 3 deri më 8 korrik 2021 kanë vjedhur 400 mijë franga. A.H, sipas MPB-së, i ka ndihmuar vëllait të saj S.S të vjedh 400 mijë franga nga A.Xh nga Reçica e vogël.

Pas denoncimit të rastit në SPB Tetovë, thuhet në njoftim, A.H ka shkuar në Bosnjë sikurse S.S dhe pas marrjes së parave ka shkuar në Zvicër.