Tetovë/ Akuzat për hedhjen e mbetjeve mbi lagjen e vikend-shtëpizave – Inspektorati del në vend ngjarje
Pas akuzave të drejtorit të Parkut kombëtar “Mali Sharr” drejtuar komunës për hedhjen e mbetjeve mbi lagjen e vikend shtëpizave, në vend ngjarje sot doli shefi i inspektoratit komunal, shkruan Alsat.
Pas inspektimit, ai theksoi se firma që ka bërë deponimin e mbeturinave në këtë vend, në afat prej dy javësh duhet t’i largojë, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat se hedhja është bërë me urdhër të komunës.
Sulejmani kërkoi nga Drejtori i Parkut Kombëtar që më tepër të merret me funksionarët e partisë së tij që ndërtojnë hidrocentrale përgjatë malit Sharr dhe më pak të merret me komunën.
“Pas arritjes së këtij reagimi, kërkuam që inspektorati komunal ta verifikoj këtë dhe të merren masa menjëherë. Pas dokumentimit të rastit, inspektorati komunal ka urdhëruar kompaninë që merret me rikonstruimin e rrugës së vikend-shtëpizave, që sa më shpejtë të largojë materialin e deponuar në mënyrë të paligjshme në vendet e papërshtatshme. Dhe kjo gjithsesi se do të bëhet. Ne si komunë nuk kemi lejuar asnjë projekt i filluar të ngel gjysmak, sepse kjo nuk i ngjan udhëheqsisë së tanishme të komunës, por kjo është praktikë e BDI-së, e cila asnjë projekt që e ka filluar nuk e ka përfunduar. Ne ju garantojmë se projektet tona nuk do t’i lëmë në gjysmë”, tha Sedat Sulejmani, shef i inspektoratit komunal të Tetovës./ Alsat.mk