May 3, 2024
Maqedoni

Tetovari gjendet i vdekur në banesën e tij

Alsat mëson se pasditen e sotme në një banesë në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë, është gjetur trupi i pajetë i një 43-vjeçari nga Tetova. Rasti është lajmëruar nga fqinjët të cilët kanë dyshuar se një kohë të gjatë nuk është parë personi ne fjalë. Derën e cila ka qene e blinduar, e ka hapur Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës te cilët bashkë me policinë, me pastaj kane gjetur edhe trupin e pajetë të 43-vjeçarit. Në banesën e viktimës policia dhe prokurori kujdestar janë duke kryer hetimet. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa ditëve në vijim policia e rajonit të Tetovës pritet të del me informacione shtesë në lidhje me rastin./Alsat