Tetovari 63 vjeçar ka “bombarduar” Dellçevën me alarme të rrejshme, akuzohet për terrorizëm
Ministria për Punë të Brendshme, sektori për luftë kundër terrorizmit gjatë ditës së djeshme deri tek Prokuroria për ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur pasi penale ndaj 63 vjeçarit S.Gj. nga Tetova i cili dyshohet për kryerjen e veprës “terrorizëm”.
Më 17.12.2022 nga telefoni i tij celular, i denoncuari S.Gj. është lajmëruar në SPB-Dellçevë me ç’rast rrejshëm është prezantuar dhe ka lajmëruar se në më shumë lokacione në qytet ka vendosur bomba.
Zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, kanë kryer kontrollet e duhura dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.
Pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve të duhura, më 22.12.2022 S.Gj. është privuar nga liria dhe në stacionin policorë të Tetovës me të është zhvilluar një bisedë informative, pas çka I është konfiskuar telefoni dhe dy SIM kartela.