Maqedoni

Tetova nesër shënon 55 vjetorin e Demonstratave të lavdishme për flamur të vitit 1968

Këshilli organizativ në bashkëpunim me komunën e Tetovës nesër shënon 55 vjetorin e demonstratave të lavdishme për flamur që dridhën themelet e ish Jugosllavisë.

Manifestimi përkujtimor, fillon në ora 10:00 me vendosjen e kurorave me lule tek varrezat e qytetit. Në ora 12:00 vazhdon me vizitë tek familjea e atdhetarit Mehmet Gega, kurse në ora 17:00 mbahet
Akademi perkujimore me rastin e 55 jetorit të demostratave të Tetovës tek ish radio Tetova
Ora 17:30 hapet Ekspozite kushtuar demostratave te vitit 1968 – Tetove e titulluar
“Mehmet Riza Gega në 55 vietorin e demostratave popullore të Tetovës” me Autor: Arsim Sinani poashtu tek Ish radio Tetova

“Ora 18:00: Pritje dhe koktej nga kryetari i komunes se Tetoves – Bilall Kasami.
Vendi: Ish radio Tetova”

diel, 24 dhjetor 2023

Organizimi i demonstratave në Tetovë më 22-23 dhjetor 196826 dhjetor 2018| 11:14
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

Demonstratat e vitit 1968 vërtet filluan në tetor, por vazhduan edhe në nëntor për të përfunduar në dhjetorin e vonë të vitit 1968, duke përfshirë gati të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët në ish-Jugosllavi. Edhe shqiptarët që kishin përjetuar fatin e keq të ndarjes dhe kishin ngelur nën okupimin maqedonas, po ashtu ishin të pakënaqur me padrejtësitë e shumta që iu bënin. Ata nuk gëzonin të drejtat elementare dhe vazhdimisht jetonin nën presionin e dhunës e të terrorit. Në Maqedoni, edhe para, por edhe pas Plenumit të Brioneve, mjaftonte vetëm një shkëndijë e vogël që të eskalonte situata. Pas ngjarjeve të mëdha që ndodhën në Kosovë, në qytetin e Tetovës, shumë intelektualë, studentë e nxënës, morën përsipër të organizojnë demonstrata në përkrahje të kërkesave të vëllezërve të tyre nga Kosova.

Organizatorët e demonstratave në Tetovë ishin studentët nga Tetova, Gostivari e Kumanova të cilët studionin në Universitetin e Beogradit, Shkupit, Zagrebit dhe në disa fakultete të Prishtinës.

Organizatorë të demonstratave ishin atdhetarët e dëshmuar që kishin qenë aktivë edhe më përpara. Në ballë të tyre, pa hezituar se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, dolën patriotët e shquar: Mehmet Gega nga Tetova që, sipas Sheradin Berishës, thuhej se ai edhe në vitin 1955 ishte dënuar me 10 vjet burg për shkak se kishte qenë kundër shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi; mësuesi Sejdi Kryeziu nga fshati Rogaqicë i Kamenicës, Hysni Qemal Sherifi që më 1963 kishte qenë udhëheqës i grupit patriotik e revolucionar “Flamuri”; studentët Faik Mustafa nga fshati Shipkovicë, Ramadan Sinani nga fshati Gajre, Hysen Xhevat Kalishta, Abdyl Menaf Rustemi, Arbër Xhaferi, Fehmi Rufati etj.

Направете го ова неколку минути пред сексот за да трае три часа!
Testo Y

Si të shpëtoni nga mykoza në pak kohë: metodë e thjeshtë që funks
Origo Labs

Unë i largova dhimbjet e kockave dhe muskujve në këtë mënyrë
Ossein+
Pas përfundimit të demonstratave në Tetovë organet e ndjekjes nuk humbën kohë, menjëherë filluan në mënyrë të organizuar t’i arrestonin organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave.

Organizatorët e demonstratave të Tetovës para gjyqit
Me kërkesën e prokurorit publik të Qarkut në Shkup, mr. Vanço Proevzki, para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut po të këtij qyteti, në bazë të aktakuzës me nr. 1225/68 të datës 18. 4. 1969 u ngre padia kundër Memetriza Murtezani, Faik Mustafa, që të dy nga Tetova, për veprën penale kundër popullit dhe shtetit nga neni 117, lidhur me nenin 100 dhe 101, alineja 1 të Ligjit Penal, si dhe kundër të akuzuarve: Abdyl Selam Selami, Ramadan Sinani, Fehmi Rufati, Xhemil Mustafa, Agim Xhaferi, Abdyl Menaf Rrustemi, Hysein Xhevat Hyseini, Hisni Qemal Sherifi. Refik Murati dhe Nexhbedin Neziri të gjithë nga Tetova, për veprën penale – bashkim kundër popullit dhe shtetit, neni 117, alineja 2, lidhur me nenin 100 dhe 101, alineja 1 nga LP. Aktakuza ishte ngritur edhe ndaj Agim Jakës e Ibrahim Rudit, që të dy nga Gjakova, po ashtu edhe këta i ngarkonte e njëjta aktakuzë.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga gjykatësi Bogosav Nikodijeviç, kryetar i Këshillit, gjykatësit të rregullt Atanas Spasov, dhe gjykatësve porotë Kërste Mitrevski, Abdush Hysein dhe Maria Shundillova, procesmbajtës i procesit ishte Jordanka Nikanqeva. Të akuzuarit për t’i lehtësuar sadopak dënimet që do jepte Gjykata e Qarkut në Shkup, për mbrojtje kishin angazhuar avokatët më në zë. Kishin angazhuar dhe Gjorgji Petriqevski avokat nga Shkupi, Jovan Baroviq, avokat nga Beogradi, Sejdi Raufi, avokat nga Shkupi, Radmillo Millovanoviq, avokat nga Beogradi, Liljana Jakovleviq, avokate nga Beogradi, Abdullah Preshova, avokat nga Shkupi, Mirko Popov, avokat nga Shkupi, Mihajllo Gërbevski, avokat nga Shkupi, Sejdi Raufi, avokat nga Shkupi dhe Bogdan Bozhinovski, avokat nga Shkupi.

Më 25 qershor 1969, në Gjykatën e Qarkut në Shkup, para trupës gjykuese u ulën dhe iu dhanë dënimet e mëposhtme:

Memetriza Murtezani, me pseudonimin “Gega”, kishte lindur më 19 nëntor 1921 në Tetovë, nga babai Ejup dhe nëna Hava e lindur Rustemi. Me profesion ishte axhustator dhe punonte në Fabrikën “Teteks” në Tetovë. Ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. Kishte mbaruar shkollën për mësues por nuk kishte mundur të kryente punën e shenjtë të mësuesit ngaqë më 1955 ishte akuzuar dhe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Gostivar për veprën penale nga neni 101 të LP prej 10 vitesh burg të rëndë. Për pjesëmarrje në demonstrata organet e ndjekjes e arrestuan dhe në burgun hetues ndodhej që nga 24 dhjetori i vitit 1968.
Në bazë të aktgjykimit me numër 129/69, Murtezani ngarkohej nga gjykata se kishte vepruar dhe organizuar shumë takime e mbledhje me të akuzuarit e tjerë, duke iu thënë se shqiptarët nuk gëzojnë asnjë të drejtë në RS të Maqedonisë dhe vazhdimisht kanë qenë të shtypur nga maqedonasit. Ndërsa, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe Kosova historikisht i kanë takuar Shqipërisë, argument i cili duhet t’i sqarohet çdo shqiptari. Ai ka propozuar se duhet të punohet me të madhe në zgjimin e vetëdijes kombëtare tek të gjithë shqiptarët, e sidomos tek mësuesit dhe hoxhallarët të cilët kanë mundësi që të bëjnë propagandimin e tyre; duhet përgatitur demonstrata masive popullore për t’ia bërë me dije qeverisë maqedonase për padrejtësitë e shumta që i bënë popullatës shqiptare dhe duhet treguar se Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova dhe Struga duhet të shkëputen dhe t’i bashkëngjiten Kosovës. Pas këtij bashkimi ajo duhet të shpallet Republikë e pavarur. E më vonë të gjitha tokat shqiptare t’i bashkëngjiten Shqipërisë.

Në bazë të aktakuzës dhe aktgjykimit, Gjykata e Qarkut në Shkup, në bazë të nenit 100 dhe 101 të LP. Memetriza Murtezanin e dënon me 7 (shtatë) vite burg të rëndë.

I akuzuari i dytë ishte Faik Mustafa, i lindur në Tetovë më 19 maj 1945, nga babai Shefki dhe nëna Sheqibe e lindur Rushani. Faiku në kohën kur u arrestua ishte student i rregullt në Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe njëkohësisht punonte si arsimtar në shkollën fillore të fshatit Sellce të Tetovës. Ishte i pamartuar dhe për vepra tjera penale nuk ishte i akuzuar. Në burgun hetues ndodhet që nga 24 dhjetori 1968.
Faik Mustafa ishte mik dhe shok i idealit dhe i përkiste grupit të Murtezanit, i cili me një dashuri të madhe përkrahu dhe u angazhua në grupin e organizatorëve të demonstratave në Tetovë. Po ashtu ishte mbështetës i kërkesave për shkëputjen e Maqedonisë Perëndimore dhe bashkimin e saj me Kosovën e pastaj me Shqipërinë. Edhe ky atdhetar akuzohej se kishte vepruar në përkrahje të programit të punës së grupit dhe akuzohej në bazë të nenit 100 dhe 101 të LP. Gjykatësi me 25 qershor 1969 i dha dënimin prej 5 (pesë) vitesh e 6 (gjashtë) muaj burg të rëndë.

Duke zbatuar platformën politike të paraqitur, si nën 1/1, nga fundi i vitit 1968, vihet në lidhje me të akuzuarit Agim Jaka dhe Ibrahim Rudi, të dy nga Gjakova, dhe si i merr udhëzimet me shkrim afrohet me Abdyl Selam Selamin dhe Nexhbedin Nezirin, të dy nga Tetova. Që të gjithë angazhohen për të organizuar demonstrata për bashkimin e të gjitha tokave shqiptare nën ish Jugosllavi me Kosovën e më vonë do të pasonte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Abdyl Selam Selami, po ashtu kishte lindur në Tetovë më 27.08. 1939, nga babai Hajdar dhe nëna Safijee lindur Xhelaj. Me profesion ishte mësues dhe punonte në fshatin Veshallë të Tetovës. Në kohën kur u arrestua ishte i martuar dhe ende nuk kishin fëmijë. Ishte i padënuar deri më 27 dhjetor 1968, kur u arrestua nga organet e ndjekjes për pjesëmarrje në demonstrata.
Abdyl Selami kishte përkrahur idenë e shkëputjes së Maqedonisë Perëndimore dhe bashkimin e saj me Kosovën.

Për këtë arsye, Gjykata e Qarkut në Shkup kishte ngritur aktakuzën në bazë të nenit 100 dhe 101 të LP, duke i dhënë dënimin prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj burg të rëndë.

Ramadan Sinani, i quajtur ndryshe edhe “Ramush”, kishte lindur më 16 korrik 1944 në Tetovë, nga babai Sinana dhe nëna Fatimee lindur Jonuzi. Ishte student i rregullt në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Beogradit, dhe njëkohësisht punonte si arsimtar në shkollën fillore në Tetovë. Ishte i pa martuar. Deri më 27 dhjetor 1968, nuk ndiqej për ndonjë vepër penale.
Ramadani akuzohej se më 22 e 23 dhjetor 1968, në qytetin e Tetovës kishte organizuar demonstrata antishtetërore kundër jugosllave duke shkruar parulla antishtetërore, ka ngritur flamurin kombëtar në mes të sheshit, ka brohoritur para ndërtesës së organeve për punë të brendshme, ka kërkuar që të lirohen të burgosurit politik shqiptar etj.

Edhe pse kishte për mbrojtje avokat, gjykatësi i Qarkut në Shkup i dha dënimin prej 2 (dy) viteve burg të rëndë.

Fehmi Rufati, ishte nga Tetova dhe kishte lindur më 13 korrik 1947 nga babai Hajdar dhe nëna Besime e lindur Sinani. Ishte student i vitit të parë në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Beogradit. Ishte i pamartuar në kohën kur u arrestua me 23 dhjetor 1968.
Edhe Fehmi Rufati akuzohej për veprën penale: Bashkim kundër popullit dhe shtetit, sipas nenit 117, alineja 1,në lidhje me nenin 100dhe 101 të Kodit Penal, dhe iu shqiptua dënimi prej 2 (dy) viteve burg të rëndë.

Abdyl Menaf Rustemi, ishte djalë i Mehmet Reshatit dhe i nënës Shehide. Ishte i lindur më 26 dhjetor 1946, në fshatin Tearrcë të Tetovës. Me profesion ishte mësues në fshatin e lindjes dhe student me korrespodencë në SHLP të Shkupit. Ishte i pamartuar. U arrestua më 23 janar 1969.
Më 25 qershor 1969, Gjykata e Qarkut në Shkup, edhe Rustemit i dha dënimin në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve burg të rëndë me akuzën për bashkim për të vepruar kundër shtetit dhe popullit.

Hisni Qemal Sherifi, lindi më 5 shkurt 1943, në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Babai i tij quhej Sherif dhe nëna Mazllamshahe e lindur Demirlija. Në kohën kur u arrestua më 23 janar 1969, me vendbanim ishte në Tetovë. Me profesion ishte arsimtar në shkollën fillore të fshatit Tearrcë. Ishte i pamartuar dhe i padënuar penalisht deri kur u arrestua më 24 dhjetor 1968.
Sherifit iu dha një dënim më i vogël në krahasim me shokët, por jo më i lehtë, ngaqë burgu nuk matej me kohëzgjatje, por me dhunën që përdorej ndaj të burgosurit. Shpesh ndodhte që njerëzit-atdhetarët edhe sa ishin në hetuesi, nuk arrinin të dilnin fare të gjallë nga aty. Gjykata e Qarkut, në Shkup i dha dënimin prej 1 (një) viti burg të rëndë.

Refik Murati, lindi në fshatin Shipkovicë të Tetovës, më 25 dhjetor 1935, nga babai Shefki dhe nëna Rudije e lindur Elmazi. Me vendbanim të përhershëm ishte në Tetovë. Me profesion ishte murator. Është i martuar dhe baba i një fëmije. Kishte mbaruar shkollën fillore. Deri më tani nuk është i ndjekur penalisht. Më 23 dhjetor 1968 arrestohet dhe tani ndodhet në burgun hetues të Shkupit.
Për pjesëmarrje në demonstrata dhe për aktivitet antishtetëror iu dha dënimi prej 2 (dy) vitesh burg të rëndë.

Nexhbedin Neziri, ishte i dënuari i nëntë i këtij procesi. Lindi në fshatin Shipkovicë të Tetovës më 25 dhjetor 1935 nga babai Beqir dhe nëna Salije e lindur Selami. Tani jeton në Tetovë. Me profesion është mësues dhe në kohën kur u arrestua kishte postin e drejtorit të shkollës në fshatin Shipkovicë. Ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve. U arrestua më 20 shkurt 1969.
Sipas aktgjykimit me nr. 129 69, Nezirit iu dha dënimi prej 1(një) viti e 6 (gjashtë) muaj burg të rëndë.

Agim Jaka, kishte lindur në Gjakovë më 19 shkurt 1946, nga babai Xheladin dhe nëna Sanije e lindur Emra. Ishte student i vitit të tretë të Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Ishte i pamartuar. Organet e ndjekjes e arrestuan më 24 janar 1969.
Agim Jaka dhe Ibrahim Rudi, nga fundi i vitit 1968 kanë rënë në kontakt me Faik Mustafën me qëllim që ta ndihmonin për organizimin e demonstratave. Në këtë periudhë ata kanë këmbyer letra se si duhet vepruar për të shkatërruar sistemin e instaluar prej okupuesi.

Gjykata e Qarkut në Shkup, më 25 qershor 1969, i jep dënimin prej 2 (dy) vitesh e 6 (gjashtë) muaj burg të rëndë, duke e akuzuar në bazë të nenit 117 alineja 1 të Ligjit Penal.

Ibrahim Rudi, ishte anëtari i fundit i grupit të Tetovës që akuzohej për pjesëmarrje në demonstrata të vitit 1968. Ai kishte lindur në Gjakovë më 6 dhjetor 1946, nga babai Abdylrahim dhe nëna Hidije e lindur Shita. Në kohën kur u arrestua ishte student i rregullt i vitit të dytë në SHLP në Prishtinë. Ishte i pamartuar, dhe më parë nuk ishte dënuar. Organet e ndjekjes e arrestuan më 7 mars 1969.
Edhe Ibrahim Rudin, Gjykata e Qarkut në Shkup e kishte dënuar me 3 (tri) vite burg të rëndë, duke e ngarkuar se kishte marrë pjesë në demonstratat gjithëpopullore që binin ndesh me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Lirohen nga aktakuza:

Xhemil Mustafa, i lindur më 12 prill 1946, në Tetovë nga babai Shefki dhe nëna Sheqibe, e lindur Rushani. Mustafa në kohën kur u arrestua ishte student i vitit IV, pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit. Ishte i pamartuar. Më parë nuk kishte qenë i dënuar. Më 30 janar 1969, organet e ndjekjes e arrestojnë dhe nga kjo datë ndodhej në burgun hetues të Shkupit. Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Shkup Mustafa lirohet nga aktakuza.
Agim Xhaferi, i lindur më 12 qershor të vitit 1946 në Tetovë, nga babai Husein dhe nëna Sehare e lindur Osmani. Në kohën kur u arrestua ishte student i rregullt në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Gjer në kohën kur u arrestua (26 mars 1969), nuk ishte i ndjekur penalisht. Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Shkupit, më 25 qershor 1969, lirohet nga aktakuza.
Arben Xhaferi, i lindur në Tetovë më 24 janar 1948 nga babai Husein dhe nëna Sehare e lindur Osmani. Ishte student i vitit të dytë pranë Fakultetit Filozofik, në Universitetin e Beogradit. Ishte i pamartuar dhe shërbimin ushtarak të pakryer. Më parë nuk kishte qenë i dënuar. U arrestua më 26 mars 1969. Në procesin gjyqësor të Gjykatës së Qarkut në Shkup, më 1969, u lirua nga aktakuza.
Husein Xhevat Huseini, i quajtur “Kalishta”, lindur në Tetovë më 15 maj 1945, nga babai Hilmi dhe nëna Havda, lindur Memurllai. Në kohën kur u arrestua ishte arsimtar dhe student me korrespodencë në vitin III të Fakultetit Filozofik në Shkup. Ishte i pamartuar dhe i padënuar deri më 30 janar 1969, kur e arrestuan organet e ndjekjes të Maqedonisë. Në procesin gjyqësor të grupit të organizatorëve të demonstratave të Tetovës, gjykatësi i Gjykatës së Qarkut të Shkupit e liroi nga aktakuza.