Tetova, Kumanova dhe Gostivari kryesojnë me numrin e të papunëve
Të dhënat e agjencisë për punësim tregojnë se në Maqedoninë e Veriut ka 94 708 të papunë, ndërsa për momentin ka 10 603 vende të lira pune. Rajoni me më shumë të papunë është rajoni i Rajoni Shkupit me plot 21 656 të papunë i ndjekur nga rajoni i Pollogut me 21 088 të papunë, raporton SHENJA.
Ndërkaq komunat më më shumë të papunë janë komuna e Tetovës, Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gostivarit.
Sipas të dhënave të Agjencisë në rajonin e Vardarit ka 6 587 të papunë. Më shumë të papunë në këtë rajon ka në komunën e Velesit, gjithsej 2 562, pastaj vjen komuna e Kavadarit me 1 277 të papunë.
RAJONI I VARDARIT 6 587 të papunë
Komunën e Velesit 2 562 të papunë
Komuna e Kavadarit 1 277 të papunë
Në rajonin e lindjes ka 7 949 të papunë. Komuna me më shumë të papunë në këtë rajon është Komuna e Shtipit me 2 486 të papunë, e ndjekur nga Komuna e Koçanit me 1 630 të papunë.
RAJONI I LINDJES 7 949 të papunë
Komuna e Shtipit 2 486 të papunë
Komuna e Koçanit 1 630 të papunë
Rajoni Jug -Perëndimor sipas të dhënave të Agjencisë për punësim ka gati dyfish më shumë të papunë se Rajoni i Vardarit. Në këtë rajon ka 11 600 të papunë. Në komunën e Kërзovës, e cila kryeson me listën e të papunëve në këtë rajon ka 2 967 të papunë. Pastaj vjen Komuna e Strugës me 2 639 të papunë.
RAJONI JUG -PERËNDIMOR 11 600 të papunë
Komuna e Kërçovës 2 967 të papunë
Komuna e Strugës 2 639 të papunë
Në Rajonin jug-lindor ka 8 332 të papunë, ku vetëm në Komunën e Strumicës ka 3 068 të papunë, pasuar nga Komuna e Radovishit me 1 776 të papunë.
RAJONI JUGLINDOR 8 332 të papunë
Komuna e Strumicës 3 068 të papunë
Komuna e Radovishit 1 776 të papunë
Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim Rajoni i Pellagonisë ka 12 605 të papunë. Kryeson Komuna e Prilepit me 4 596 të papunë, e ndjekur nga komuna e Manastirit me 3 800 të papunë
RAJONI I PELLAGONISË 12 605 të papunë
Komuna e Prilepit 4 596 të papunë
Komuna e Manastirit 3 800 të papunë
Numri i të papunëve në Rajonin e Pollogut është afërsisht i barabartë me numrin e të papunëve që ka në tri rajone bashkë, atë të Vardarit, Lindjes dhe Jug lindorit. Të dhënat e agjencisë tregojnë se në rajonin e Pollogut ka 21 080 të papunë, ku vetëm në Komunën e Tetovës ka 7 160 të papunë, shihër kjo që është më e lartë sesa numri i të papunëve në rajonin e Vardarit. Numër të lartë të papunëve ka edhe në Komunën e Gostivarit, 6 063 të papunë.
RAJONI I POLLOGUT 21 080 të papunë
Komuna e Tetovës 7 160 të papunë
Komuna e Gostivarit 6 063 të papunë
Në rajonin Rajoni Veri-lindor ka 13 231 të papunë, ku më shumë se gjysma e tyre gjenden në Komunën e Kumanovës, plot 7 006 të papunë. E dyta në listë për nga numri më i madh i të papunëve vjen Komuna e Likovës me 3 591 të papunë.
RAJONI VERI-LINDOR 13 231 të papunë
Komuna e Kumanovës 7 006 të papunë
komuna e Likovës 3 591 të papunë
Rajoni që kryeson me numrin më të madh të të papunëve është Rajoni I Shkupit, rajon ky është eshte edhe më I populluar me njerëz. Të dhënat e agjencisë tregojnë se në rajonin e Shkupit ka 21 656 të papunë. Komuna me më shumë të papunë është Komuna e Çairit me 4 006 të papunë. Pas saj vijnë Komuna e Shutkës me 2 831 të papunë dhe Komuna e Sarajit me 2 523 të papunë.
RAJONI I SHKUPIT 21 656 të papunë
Komuna e Çairit 4 006 të papunë
Komuna e Shutkës 2 831 të papunë
Komuna e Sarajit 2 523 të papunë
Ndërkaq, Qeveria e ka rritur kuotën e punëtorëve të huaj nga 5 000 në 7 000. Më shumë të huaj që punojnë në Maqedoni janë nga Turqia, më pas nga rajoni Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Ka edhe emigrantë nga Lindja e Largët. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, këtë vit për të huajt janë dhënë 4 794 leje pune nga 5 307 kërkesa. Ata punojnë kryesisht si drejtues, pasuar nga ndërtuesit, marangozët, elektricistë dhe punëtorët e armaturës. Shumica e të huajve punojnë në Shkup, pastaj Manastir, Tetovë, Kumanovë dhe Ohër.