Tetë viktima dhe 361 raste të reja me virus
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.028 testime të realizuara, 361 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 433 pacientë të shëruar nga virusi korona, ndërkaq 8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.