September 28, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Terminet për dokumentet personale, caktohen edhe në formë elektronike

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në ueb-faqen https://termin.mvr.gov.mk/ është futur edhe një rubrikë tjetër e re, e cila ka për qëllim të kontribuojë në një termin sa më të shpejtë për fotografim për dokumente personale.

Në rubrikën e quajtur “Parashtro kërkesë për termin”, qytetarët vendosin numrin amë, numrin e telefonit të kontaktit dhe zgjedhin se për cilin dokument do të donin të caktonin termin. Pas dërgimit të kërkesës, operatorët e qendrave të thirrjeve do t’i kontaktojnë ata në numrin e kontaktit të specifikuar për t’iu shërbyer kërkesës sa më shpejt të jetë e mundur. Ky seksion mund të arrihet drejtpërdrejt përmes lidhjes në vijim: https://termin.mvr.gov.mk/Koll_Rekuest, sqarojnë nga MPB-ja.

Ndërkohë 14 stacione bazë funksionojnë si pjesë e postbllokut në SP “Prolet”, ku bëhen fotografimi i qytetarëve nga e hëna deri të shtunën dhe punohet në dy turne.