BallinaMaqedoni

Tronditet Maqedonia, arrestohet babai që rrihte çdo ditë tre fëmijët e tij

Foto Arkiv

Policia në Manastir arrestoi një prind i cili akuzohet se çdo ditë rrahte dhe keqtrajtonte tre fëmijët e tij të vegjël.

Dhuna u zbulua pasi njëri prej fëmijëve shkoi i lë duar në shkollë.

Autoritetet e shkollës, siç transmeton portali Lideri.mk, kanë njoftuar Qendrën për Çështje Sociale, e më pas është njoftuar edhe policia.

“Me datë 29.10.2024 në ora 16:50 përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale kanë raportuar në SPB Manastir se kanë marrë njoftim nga një shkollë fillore në Manastir se një nxënës ka ardhur në shkollë me lëndime fizike. Përfaqësuesit e Qendrës dhe stafi profesional nga shkolla intervistuan nënën dhe të tre fëmijët e saj, nxënës të klasave të dyta, të katërta dhe të teta. Fëmijët treguan se babai i tyre i rrihte çdo ditë. Më datë 29.10.2024 në ora 20:00, Xh.E.(43) nga Manastiri është privuar nga liria nga ana e zyrtarëve policorë nga RVR Manastir”, ka thënë policia, transmeton Lideri.mk.

Ndaj autorit është ngritur kallëzim penal nga neni 201 i Ligjit Penal për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijës së mitur.

Për këtë vepër është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet./Lideri