June 17, 2024
Maqedoni

Tentim për sulm ndaj kryetarit të Haraçinës? Forca policore, përpara komunës

Tentim për sulm ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. Përpara godinës së kësaj komune në orët e pasdites është vërejtur prani e forcave policore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15. Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar të bërtitura dhe sharje, ndërsa policia ka penguar një grup personash të futën brenda objektit. Mësohet se bëhet fjalë për grupin e njëjtë, i cili pak muaj më parë sulmoi Ibrahimin në komunë. Ibrahimi nuk i përgjigjet thirrjeve telefonike për të konfirmuar zënkën eventuale, ndërsa familja e ish kryetarit të Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi e kontaktuar nga Alsat, thekson se nuk ka pasur sulm ose kërcënime, por njëri nga familjarët ka shkuar në komunë për të dorëzuar një dokument për një tokë. Sipas familjes Ajvazi, Ibrahimi ka menduar se bëhet fjalë për ndonjë kërcënim dhe ka kërkuar ndihmë policore. Alsat kontaktoi edhe MPB-në, por akoma nuk ka dalë me informacione për këtë rast. /Alsat.mk