May 12, 2024
Kosovë

Tensionet në veriun e Kosovës/ Bill Klinton: Duhet ta ndalim këtë marrëzi

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton deklaroi nga Tirana se kishte mbetur pa fjalë nga pritja.

“Jam pa fjalë. Po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë, nuk do të thosha asgjë.

Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si Sekretare e Shtetit. Gjithmonë e pyesja si po ndjehej, si po shkon. Dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat, pa asnjë pushtet publik, mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan.

Lidhur me këtë, për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë kundërshtive tona kundërshtare, ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën, integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë,” tha ai.

“Mos u shkurajoni përballë kësaj që po ndodh. Këto probleme i kanë rrënjët te impulsi që është më i lashtë se shtetet dhe kombet, që është më i lashtë se edhe besimet tona fetare. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë, diçka e keqe do ndodhë,” tha ish-presidenti.

Ai komentoi edhe zhvillimet në Kosovë.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë, që do doja të mos ndodhte kurrë. Nuk është më vendimi im, por i kosovarëve.

Kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve. Mendoj se tani kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë tani për shqiptarët në shumicë të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre.

Por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Ka njerëz që jetojnë aty, që kanë nevojë për një qeverisje të denjë,” tha Clinton.