May 2, 2024
Maqedoni

Telma: 14 vjeçarja në Ilinden humbi jetën duke bë video për Tik Tok

Prokuroria Themelore në Shkup njofton se një vajzë 14 vjeçare mbrëmë ka humbur jetën ë lagjen “Ilinden” të Shkupit si pasojë e një goditjeje elektrike pasi ajo me dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar, në një moment ajo ishte ngjitur në një nga vagonët dhe kishte prekur telat e tensionit të lartë.

Tv Telma duke u thirrë në burime jozyrtare ka raportuar se në momentin e tragjedisë, vajza ka qenë duke bë video për “Tik Tok” bashkë me dy shoqe të saj.

Trupi i vajzës së ndjerë është dërguar për obduksion ndërsa po intervistohen dy të miturit të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Nga Njësiti i Zjarrfikësve në ndërkohë njoftuan se rreth orës 21:00 deri te ata kishte mbërritur telefonatë se në stacionin hekurudhor në lagjen “Ilinden” një cisternë e kishte kapluar flaka.