September 8, 2024
Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se një person ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sakaq policia e Kosovës, ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasjeje.