June 26, 2024
Maqedoni

Të shtëna me armë zjarri ndaj një automjeti

MPB ka njoftuar se sot (26.05.2024) në ora 03:00 në SPB Shkup, S.S.(43) nga fshati Batincë, Shkup, ka raportuar se me datë 25.05.2024 rreth orës 21:50 në zonën e fshatit Batincë, Shkup, duke drejtuar veturën “Volksvagen golf” me targa të Shkupit, ka dëgjuar të shtëna. Pasi ka ndaluar ai ka vërejtur dëmtime nga armët e zjarrit në pjesën e pasme të veturës.

“Nuk ka persona të lënduar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”.