June 17, 2024
Maqedoni

Rrufeja lë pa energji rajonin Dibër- Strugë

Rajoni Dibër-Strugë ka mbetur mbrëmë pa furnizim me energji elektrike për tre orë e gjysmë. Shkak është bërë rrufeja që goditi nënstacionin kryesor në Hidrocentralin “Spilje” pranë Dibrës.

Nënstacioni kryesor në HEC “Spilje” është prekur nga një shkarkesë rrufe-elektrike, gjatë një stuhie të fortë. Ekipet kanë dalë menjëherë në fushë dhe me përpjekje maksimale është rregulluar defekti madhor.