June 26, 2024
KulturëMaqedoni

Të ruash gjuhën, kulturën, traditat shqiptare në Buzallkovë krenari e madhe fisnike e misionare

Orë poetike ne Buzallkovë:

Shoqata e shkrimëtarëve OENUEM Tetovë realizoi vizitë në Buzallkovë të Velesit.
Të mërkurën ShSh”Oeneum”-Tetovë realizoi një vizitë dhe Orë poetike në shkollën fillore Liria në fshatin Buzallkovë komuna e Velesit. Ata hasën në një mikpritje bujare nga drejtori i shkollës Ilas Memeti, prof.i gjuhës shqipe Sedat Bakiu dhe gjithë kolektivi i shkollës që pritën e përcollën shkrimtarët me një entuziazëm të madh.

“Ashtu siç potencoi drejtori i shkollës se qe 20 vite askush, asnjë poet, asnjë shoqatë kulturore nuk i ka vizituar, duke shpresuar ti vizitojmë përsëri. Në fjalën time potencova se kollaj të jesh Mic Sokol e Skenderbeg në Tetovë e GV e Kërçovë, por këtu ju jeni si pakicë dhe ruani kulturën, gjuhën, jeni patriotë e heroj të vërtete që këtu ku jeni si pakicë me krenari e ruani kulturën, gjuhën amtare, traditat tona dhe na bëni neve krenar me patrotizmin, elanin dhe krenarinë kombëtare. Pas recitalit që kishin organizuar me disa nxënës, poetët, anëtarë të kryesisë e Oeneumit Rami Kamberi, Bajramali Selimi dhe Merita Abazi, recituan poezitë e tyre para arsimtarëve dhe nxënësve të shkollës. Në fund Kryetari i shoqatës Daim ILAZI u ndau Mirënjohje drejtorit të shkollës, Ilas Memetit, prof. Sedat Bakiu dhe veteranëve të arsimit të kësaj shkolle Qemal Musa dhe Maksut Bakiovski”, deklaroi kryetari i SHSH Oeneum, Daim Ilazi.

Në fund Drejtoria kishte pregatitë koktel të pasur me specijalitete tipike shqiptare te gatuara nga arsimtaret dhe nënat e vyeshme të Buzallkovës Velesit.
Disa nxënës recituan poezitë më të bukura të Rilindasve tonë, Fishtës, Çajupit, Nolit, Naimit etj..

“Neve u dhuruam nja 40 librat tona dhe 40 exemlarë të gazetën tonë vjetore PLEJADA për bibliotekën e shkollës . Na lutën që të rijmë, që ti vizitojmë përsëri, se kanë ngelë të vetmuar ,askush nuk shkon ti vizitojë,përveç në çdo katër vite kur shkojnë donjë parti politike për kampanjë për vota,e mandej 4 vite i harojnë.U përshëndetëm duke dhënë besën se nuk do t’i harronim këtë njerëz bujar e do të shiheshimi përsëri”, premtoi Ilazi.