May 9, 2024
Maqedoni

Të qeshur e të gëzuar ende pa kaluar 3 javë nga tragjedia e Tetovës, Teuta Arifi dhe Florin Besimi kërkojnë vota nga tetovarët

Pa kaluar ende 20 ditë nga tragjedia e madhe që kaploi Tetovën, pas djegies së spitalit modular ku u dogjën për së gjalli 14 persona, drejtori i spitalit Florin Besimi dhe kryetarja e komunës, Teuta Arifi bëjnë fushatë të qeshur e të gëzuar.

Ende nuk ka dalur raporti zyrtar i hetimeve, por sipas informatave jozyrtare paraprake, të dy këta funksionarë publik janë më të përmendurit si përgjegjës të fatkeqësisë. Reagime të shumta në rrjet erdhën pas fotografisë në bjeshkët e Sharrit kur funksionerët e BDI-së u fotografuan bashkë me kryetarin e tyre, Ali Ahmeti, përcjell in7.

“Turp! Sa të etur për pushtet, end pa bërë 1 muaj nga tragjedia, këta zgërdhihen. As pergjegjesi, as drejtësi. Keta që thirreshin mos politizohet, dertin te pushteti e kanë e jo te dhimbja, a mos flasim për hallin e njerzve”, ka shkruar Bashkim Bakiu, drejtor i Qendrës Analitike të Aleancës për Shqiptarët./in7.tv