June 29, 2024
Maqedoni

Të punësuarit me kontratë në vepër në shëndetësi, Mexhiti kritikon Ministrinë e Financave

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pas emërimit të tij premtoi se të gjithë të punësuarit me kontratë në vepër në shëndetësi do të marrin vendim pune gjatë mandatit të tij, mirëpo ky premtim ende nuk është realizuar, përcjell TV21. Ministri Mexhiti tha se tashmë gjashtë-shtatë muaj për këtë bisedohet me ministrin e Financave.

“Prej këtu do të drejtoj kritikat në Ministrinë e Financave. Tashmë gjashtë-shtatë muaj kam negociuar me ministrin e Financave. Kryeministri më emëroi mua, Ministër i Financave dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kemi bërë grupe dhe kemi punuar për të njëjtën. Unë kam punuar shumë për këtë dhe nuk e di pse kjo nuk po ndodh. Edhe nesër si anëtar i Qeverisë dhe ministër i Shëndetësisë do ta ngre këtë çështje në mënyrë shumë dinamike dhe pa kompromis, që të shohim se çfarë do të ndodhë me ata persona që janë me kontratë në vepër”, tha Mexhiti.