May 12, 2024
Kosovë

Fshati i Gjilanit në kufi me Maqedoninë që jeton mbi minerale hekuri, ari e argjendi (Video)

Emisioni “Jeta” në edicionin e fundit sjell udhëtimin drejt fshatit Çelik të Komunës së Gjilani.

Ky fshat shtrihet në thellësi të Grykës së Karadakut dhe kufizohet me fshatrat përreth si: Stanciq, Shurdhan, Pidiq, Stubëll e Verrnez.

Fshati Çelik ka një relief malor me një lartësi prej 700 metrash.

Shtëpitë në pjesën më lartë fshatit sinjalizojnë hyrjen në fshat, por lëvizjet e banorëve janë krejt të rralla.

VIDEO:

Pjesa më e madhe e tyre janë shpërngulur në qytet në mungesë infrastrukture vite më parë, ndryshe nga sot kur rruga e asfaltuar lehtëson shkuarjen deri në pika të larta të fshatit

Bukuritë e fshatit Çelik, i cili ka mbetur thuajse krejt i boshatisur, mund të shijohen përmes shtegut 16 km.

Nëpër këtë shteg vizitorët mund të shohin “Ujëvarën e Gurit”, “Gurin e Madh” e “Shpellën e Plakës”, atraksione që mbajnë këto emërtime sipas vendësve.

Shefket Bajrami, vendës, flet për pasuritë e fshatit me xehe të shumta, prej nga edhe theksojnë të ketë marrë emrin fshati.

Afër fshatit Çelik gjendet edhe miniera e hekurit.

Image
Tokat e fshatit kanë rezultuar të pasura me minerale të ndryshme si: hekuri, boksiti, plumbi, ari e argjendi,

Si vendës, Bajrami përmend vizitat e shumta të vizitorëve që pret në fshatin e lindjes, të cilët më pas i drejton nëpër shtegun që con drejt atraksioneve të këtij vendbanimi.

Shpresë për të mbetet ringjallja e fshatit përmes bujtinave e villave të ndryshme që do t’i rikthejnë edhe njëherë banorët në Çelik, pasi që aktualisht banohet vetëm nga 10 shtëpi.

VIDEO: