Te parkingu i ri në Bit Pazar, mbishkrimet vetëm maqedonisht
Mbishkrimi te parkingu në Bit Pazar është vetëm në gjuhën maqedonase. Qytetarët janë ankuar në redaksinë tonë për këtë lëshim të radhës e cila është bërë. Ditë më parë u bë përurimi i parkingut të ri nga ana e funksionarëve të BDI-së dhe kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, por shihet se ata vetëm kanë shërbyer si dekor dhe se i tërë investimi është privat dhe i njëjti komandon me rregullat ashtu siç i përshtatet atij. Funksionarët e BDI-së në vazhdimësi thonë se e kanë bërë gjuhën shqipe të barabartë, megjithatë siç shihet ata nuk janë të aftë as në komunën që vet e udhëheqin ta zbatojnë gjuhën shqipe.