Të mërkurën nënshkruhet Deklarata për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike
Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.
Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo cikli zgjedhor. Deklarata do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e rinj të partive politike.