Maqedoni

Të mëdha janë gjasat që viti shkollor në Maqedoninë e Veriut të fillojë me grevë

Sindikata e pavarur paralajmëron bojkot të mundshëm të mësimit pasi janë të pakënaqur me pagat e ulëta dhe paralajmërimin e rritjes 10% nga shtatori, mosrespektimin e kontratave kolektive dhe ndryshimet e paralajmëruara në arsim që i konsiderojnë të paligjshme. Në një intervistë për Evropën e Lirë, kryetari i sindikatës Gievski thotë se edukatorët paguhen nën mesataren dhe marrin pagë prej 29.200 denarë, transmeton Lideri.mk. Ai thotë se nëse respektohet kontrata kolektive, të ardhurat do të ishin dyfish më të larta.

“Ka shanse të mëdha që viti shkollor të fillojë me grevë, ne si Sindikatë e Pavarur për Arsim dhe Shkencë po punojmë në mënyrë aktive që të mbledhim forca që të mund ta realizojmë atë proces. Sigurisht, nëse edhe sindikata më e madhe e përdor këtë të drejtë, ne jemi këtu për të u solidarizuar dhe për të bashkuar forcat për të arritur këtë qëllim. Nëse marrëveshja kolektive zbatohet plotësisht, siç është shkruar, në të njëjtën mënyrë që zyrtarët publikë e kanë respektuar ligjin dhe i kanë rritur pagat për 78 për qind, paga fillestare e edukatorëve duhet të jetë 2,5 herë më e lartë se paga minimale”, deklaroi Tomislav Gievski, kryetar i Sindikates së pvarur për arsim dhe shkencë.

Ndërkohë nga sindikata tjetër më e madhe, SASHK kanë thënë se nuk do përkrahin këtë grevë pa i dëgjuar kërkesat zyrtare të Sindikates së Pavarur. Nga SASHK kanë deklaruar se janë duke zhvilluar negociata me Ministrinë për Marrëveshje të re kolektive./Lideri