Maqedoni

Të kujt janë paratë me të cilat nipi i Ali Ahmetit bleu “Soravian”, pyet Kovaçki nga VMRO-DPMNE-ja

“Nipi i Ali Ahmetit blen një qendër tregtare me vlerë gati 30 milionë euro. Familja e Ali Ahmetit përderisa ai është deputet dhe kryetar i BDI-së, fiton pasuri shumëmilionëshe. BDI-të deklarohen se janë evropianë dhe zyrtarët e lartë janë në listën e zezë të tyre{, tha Dragan Kovacki, deputet dhe anëtar i kryesisë së VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, “Tor Industries” është një kompani e themeluar dy vjet më parë nga Drin Ahmeti, djali i vëllait të Ali Ahmetit.

“Për të njëjtat dy vite ai nuk ka treguar asnjë fitim, që do të thotë se blen një objekt luksoz afarist në qendër të Shkupit pa asnjë shërbim. Paratë e kujt janë, janë të diskutueshme paratë e grumbulluara nga tenderët apo ndonjë shpërblim për një marrëveshje biznesi të përfunduar? Ahmeti dhe BDI duhet t’i përgjigjen menjëherë këtyre pyetjeve, të dëshmojnë origjinën e parave të kompanisë së nipit dhe institucionet menjëherë të nisin procedurën”, theksoi Kovaçki.

Sipas tij, institucionet nuk mund të mos reagojnë kur një anëtar i familjes së Ahmetit fiton një pronë miliona dollarëshe.

“Dhe kjo në kohën kur BDI dhe zyrtarët e tyre akuzohen me argumente për korrupsion të lartë, e disa prej tyre janë të sanksionuar nga partnerët tanë strategjikë. Në periudhën në vijim do të publikojmë detaje të tjera se si familja Ahmeti po degëzohet përmes biznesit dhe institucioneve, duke mashtruar popullin me agjenda të gjelbra dhe një jetë më të mirë në BE”, theksoi Kovaçki.(INA)