Kolumna

Të fala nga varri o hajdutë të korruptuar, po si e shitët kështu gjakun tonë?

Shkruan: Nehat Jahiu

Ju përshëndes e ju bëj të fala juve maskaranjë nga varri im
Juve që nuk më leni të qetë në varr trupin e shpirtin tim ,
Juve hajna që po shkelini mbi gjakun tim e të shokve të mi
Ju që nuk keni asnjë pikë turpi, o korruptues në sy.

Si nuk ju vjenë turp ta shitni idealin tonë për lekë në pazar
Duke vrapuar pas një koci si një zagar,
Gjakun dhe jetën , o hajna unë e fala për atdhe e liri
E jo të ma shitësh ti për para e për një karrige, or dilinxhi.

Po si veproni kështu more ju ca hajdutë duke shitë gjakun tonë
Që për liri e vatan ne flijuam jetën e ramë dëshmorë,
Popullin po e shtridhni për çdo ditë si gjiza me tujat opcione
Sa po mundeni po vjedhni e deri në fyt jeni futur në korropcione.

Ej , ju ca “ komandanta” të podrumit që nuk ju pamë në beteja
Sot po na e shitni amanetin tonë për karriga e për tendera,
Po dëgjojmë se edhe shokët tanë të luftës na i ken i larguar
E ata që na shanë kur ne luftonim në pozita sot ju i keni afruar.

Ju bëj të fala unë dhe shokët e mi juve hajna të ju kthehet kujtesa
Mos na e shitni gjakun dhe eshtrat tona për tuajat interesa,
Pasha besën do të na detyroni të ngritemë nga varrin në këmbë
E kurr në duar tuaja , o hajna popullin e vatani nuk do e lëmë.