May 8, 2024
Sport

Të dielën luajnë Shkupi-Shkëndija, politika e shndërroi derbin shqiptar në ndeshje me rrezik të lartë?

Të dielën në Çair, me fillim në orën 17:00, luajnë Shkupi dhe Shkëndija, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Ligës së parë, shkruan Open-TV.

Takimi është cilësuar si ndeshje me rrezik të lartë, andaj MPB nuk lejon praninë e tifozëve mysafirë në tribunat e stadiumit.
Dikur derbi vëllazëror mes dy ekipeve më të fuqishme shqiptare, u shndërrua në duel armiqësor, që nga momenti që politika shqiptare futi gishtat. Paraprakisht politika kishte armiqësuar në të njëjtën mënyrë KF Shkupin dhe KF Bashkimin nga Kumanova, duke nxitur incidente për defokusim të vemendjes së opinionit nga dështimet e saj.

Në renditjen tabelore, Struga Trim Lum është lidere me 59 pikë, Shkëndija e ndjek me pesë pikë më pak, kurse Shkupi i treti me 52 pikë, tre javë para përfundimit të sezonit futbollistik.