Maqedoni

Të dashur mërgimtarë mos u dorëzoni, regjistrimi vazhdon!

Lut first Osmani

Të dashur bashkëatdhetarë të cilët jeni regjistruar dhe do të vazhdoni të regjistroheni nga i pari deri te i fundit…mos u ndalni edhe pse e bënë një gjest “amatoresk”me shtyerjen e regjistrimit Z.Z. dhe K.M…u dëshmua fakti se po këto 2 lider partiak në RMV e humbën kontrollin dhe mbeten të shokuar me numrin që mërgata jonë e dashur arriti që të regjistrohet duke i tejkaluar të gjtha pritshmëritë dhe duke i bindur dita ditës që jemi 30 e më tepër% me faktin se ne ende sja kemi filluar regjistrimit…..pa marrë parasysh faktin se regjistrimi është shtyrë ne dhe ju nuk duhet të dorëzohemi dhe të mos e harrojmë apo të mos e lëmë mbas dore çështjen e regjistrimit përkundrazi se politika “maqedonase”në këtë shtet është kundër besoj se partitë Shqipëtare do të vinë me 1 reagim të përbashkët që të paktën në histori të bëhemi të gjithë bashkë dhe të dëshmojmë se jemi për njëri tjetrin më shumë sesa që janë pala “maqedonase”…
MOS U DORËZONI sepse me dorëzimin tonë ata kënaqen siç jane kënaqur me anulimin e 2011-tës…
VAZHDONI REGJISTROHENI sepse herët apo vonë Regjistrimi do të ndodhë dhe do dalim 30 e më tepër %….e atëher kjo përqindje do të arrijë ndryshimin që të gjithë ne bashkë e presim që edhe pse ne e dimë faktin se jemi SHTET FORMUES….por të binden edhe të shohin edhe vetë ata edhe ndërkombëtarët se vërtetë jemi SHTET FORMUES.

#MosUDorëzoni
#VazhdoRegjistrohu
#Mbi30%

MËRGATË REGJISTROHUNI JU QË NE TJA VËMË VULËN….✌