Maqedoni

Taravari: Vepra më e madhe për Gostivarin afër përfundimit

SECO është vepra më e madhe ndonjëhere për Gostivarin, thotë kryetari i komunës Arben Taravari.

Ai ka shprehur kenaqesinë për vizitën e menaxheres së projektit SECO për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Francoise Salame.

“Drejtori i NPK”Komunalec” Faton Bilalli së bashku me znj. Salame, vizituan nga afër punimet që po realizohen në fshatin Zdunjë në kuadër të këtij projekti, me çka shumë shpejt vendbanimet Zdunjë, Debresh, Forinë, Çegran, Zona VII dhe VIII nuk do të kenë vështirësi me furnizimin me ujë gjatë verës dhe jo vetëm.

Faleminderojmë znj. Salame për vizitën dhe për participimin në këtë projekt kaq të rëndësishëm dhe të nevojshëm për ne”, ka shkruar Taravari pas kësaj vizite.